Arrestohen dy të dyshuar pasi iu gjetën 2000 euro të falsifikuara
Dy persona janë arrestuar në Podujevë pasi policia iu ka gjetur 2000 euro para të falsifikuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Lluzhan, Podujevë 21.11.2025 – 01:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre i janë gjetur dhe sekuestruar 2000 € para që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
(Kosova Sot Online)
