Policia jep detaje për zjarrin në një qendër tregtare
Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri që e kaploi parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë në orët e para të së shtunës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 01:00, është raportuar për një zjarr aktiv në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
(Kosova Sot Online)
