Haliti: T’i japim fund keqqeverisjes dhe ta kthejmë shtetin në binarë
Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se PDK duhet të mobilizohet, meqë koha është tani që t’i jepet fund keqqeverisjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Haliti ka thënë se Kosova duhet të kthehet në binarë dhe qytetarëve të Kosovës t’iu kthehet shpresa.
“ PDK mbetet forca e madhe e vlerave kombëtare dhe shtetformuese.
Ftoj qytetarët dhe çdo aktivist të PDK-së për mobilizim. Koha është tani.
T’i japim fund keqqeverisjes. Ta kthejmë shtetin në binar. Qytetarëve t’ua rikthejmë shpresën”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)
