Hajnat futen në lokal, vjedhin kasafortën me para
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 02:50, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e një shtetasi kosovar.
Nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë marrë kasafortën e lokalit, në të cilën dyshohet se kishte para. Policia ka njoftuar se prokurori është informuar dhe se hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve po vazhdojnë.
“VJEDHJE E RËNDË- Fushë Kosovë/23.11.2025-02:50. Është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e ankuesit mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK’së.
(Kosova Sot Online)
