Policia jep detaje për një grabitje ndaj një automjeti për bartje të parave
Dy persona të maskuar e me armë zjarri tentuan të kryenin një grabitje ndaj një automjeti për bartje të parave. Policia ka njoftuar se ata nuk kanë arritur ta kryejnë veprën, duke thënë se në vendin e ngjarjes, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Por nuk bëhet nëse të dyshuarit janë arrestuar apo janë arratisur.
“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 24.11.2025 – 13:58. Raportohet se dy persona të maskuar me armë zjarri kanë tentuar të kryejnë grabitje të armatosur ndaj automjetit për bartje të parave, mirëpo nuk kishin arritur. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e policisë.
(Kosova Sot Online)
