Arrestohet një person pasi dyshohet se tentoi të kryejë grabitje

  • A.P /
  • 26 November 2025 - 11:00
Arrestohet një person pasi dyshohet se tentoi të kryejë grabitje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një 19 vjeçari të dyshuar për tentim-grabitje nën kërcënimin e armës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia njoftoi se i njëjti është identifikuar dhe arrestuar si dhe pas arrestimit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale grabitje në tetanive si dhe mbajtje në pronësi të armës.

Njoftimi i plotë:

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar, i cili mbrëmë nën kërcënimin armës dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në Prishtinë.

Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve të stacionit policorë Veriu në Prishtinë, si dhe punës intensive hetimore dhe operative, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit:

– B.M., mashkull, 19 vjeç,

Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitje” në tentativë, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë publike dhe ndërmarrjen e veprimeve të shpejta dhe profesionale ndaj çdo veprimi kriminal që cenon rendin dhe sigurinë në vend.


(Kosova Sot Online)