Kraki për Shpat Kasapin: Nga fillimi ka qenë motiv, stil e buzëqeshje

  • A.P /
  • 26 November 2025 - 12:30
Kraki për Shpat Kasapin: Nga fillimi ka qenë motiv, stil e buzëqeshje

Deputeti i VV’së, Nezir Kraki, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Ai ka thënë se vdekja e tij është “absolutisht trishtuese”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Vdekja e një djali, një prindi, një personi aq pozitiv, një artisti aq te talentuar, në moshë kaq të re është absolutisht trishtuese. Shpat Kasapi nga fillimi ka qenë energji, motiv, imagjinatë, art, stil, buzëqeshje. Ka qenë vet jeta në versionin më të mirë të saj. Ashtu do të mbahet mend dhe do kujtohet. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij dhe komunitetit artistik në trevat tona.”

(Kosova Sot Online)