Arifi: Vetëvendosje përmes Ardita Sinanit zyrtarizon koalicionin me Listën Serbe në Preshevë
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar duke pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje, përmes këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, ka zyrtarizuar një koalicion me Listën Serbe në Kuvendin Komunal të Preshevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“VETËVENDOSJA (përmes Ardita Sinanit – këshilltares së Albin Kurtit) zyrtarizon koalicionin me LISTËN SERBE. Që tani një gjë është e sigurtë, marrëveshja koalicionare me Listën Serbe nuk ka mundur të ndodhë pa lejen e Albin Kurtit”, tha Arifi.
Ai shtoi se gjatë këtij viti, këshilltarja e Kurtit ka thelluar bashkëpunimin me Listën Serbe duke punësuar, për herë të parë që nga viti 2010, një serb në Administratën Komunale të Preshevës.
“Kurse sot, bashkëpunimin e kanë zyrtarizuar përmes koalicionit në Kuvendin Komunal të Preshevës! Turpi edhe në Preshevë e ka të njëjtin emër!”, përfundoi Arifi.
(Kosova Sot Online)
