Një person është raportuar i zhdukur nga familjarët

  • A.P /
  • 27 November 2025 - 15:30
Një person është raportuar i zhdukur nga familjarët

Një burrë 32-vjeçar është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij sot në Gjilan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Valon Osmani, tha se familjarët e tij kanë raportuar se ai ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Osmani tha se policia ka gjetur veturën e tij në afërsi të pendës së fshatit Livoq.

“Me datën 27.11.2025, rreth orës 10:05, kemi pranuar informacion nga familjarët se një person mashkull kosovar, i lindur në vitin 1993, ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e personit është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq. Njësitë policore relevante, së bashku me ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e personit”

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti “Person i zhdukur”.

(Kosova Sot Online)