Kievi: Rusia ka humbur mbi 1 milion ushtarë

  • A.P /
  • 01 December 2025 - 08:01
Kievi: Rusia ka humbur mbi 1 milion ushtarë

Humbjet totale luftarake të forcave ruse në luftën kundër Ukrainës nga 24 shkurti 2022 deri më 1 dhjetor 2025, arrijnë në afërsisht 1,173,920 burra, përfshirë 1,060 të humbur në ditën e fundit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këto të dhëna raportohen nga Ukrinform, duke cituar një postim në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Që nga ora 22:00 e 30 nëntorit, kishin ndodhur 155 përleshje midis Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe pushtuesve rusë përgjatë vijës së frontit, mbi një e treta e të cilave ndodhën në sektorin Pokrovsk. 

(Kosova Sot Online)