Deputetja e LDK’së e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si parti të analfabetëve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Jehona Lushaku-Sadriu e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si parti të analfabetëve politikë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ky reagim vjen pas kërkesës së VV-së për të votuar në objekte private në diasporë.
“Paskan eskaluar mashtruesit e dëshmuar politikë mbrëmë me gjuhë fyese e linçuese ndaj LDK-së duke pretenduar se jemi kundër mërgatës.Këta analfabetë politikë, problemin kryesor e paskan, që mërgata duhet me votu në ambasada!!! Këta duan me votu në salla dasmash e banesa të militantëve.Vota është e shejtë! Vota meriton mbrojtje shtetërore!Le ta themi qartë: problemi kryesor i këtyre mbetet vetë shteti; këta nuk e dojnë shtetin me rregulla, prandaj dëshirojnë t’i prishin rregullat për ta prishur vetë shtetin e Kosovës.
Harrojeni!Shteti i Kosovës është i përjetshëm!Vota e mërgimtarëve është e shejtë dhe meriton mbrojtjen shtetërore”, shkruan Lushaku-Sadriu në reagim.
(Kosova Sot Online)
