Kurti: Po shtohet numri i bizneseve të regjistruara
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shpërndarë postimin e ministrit Hekuran Murati për biznese të regjistruara.
Kurti ka thënë se përgjatë mandatit të tij numri i ndërmarrjeve të regjistruara është rritur vit pas viti.
“Përgjatë këtij mandati, numri i bizneseve të reja të regjistruara është ngritur vit pas viti dhe ka qenë më i lartë se në çdo vit tjetër para qeverisjes sonë. Shtim biznesesh në ekonomi që rritet.”
Murati dje shkroi se “numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara tashmë ka kaluar shifrën prej 11 mijë, deri në fund të muajit tetor, ende pa mbaruar viti”.
“Sipas trendit aktual, deri në fund të vitit kjo shifër pritet të tejkalojë mbi 13 mijë biznese, që do të ishte rekord i të gjitha kohërave. Ky është tregues i shëndetit të mirë të ekonomisë, e cila po rritet vazhdimisht.”
(Kosova Sot Online)
