Trafiku Urban ka njoftuar se do t’i rikthehet punës nga sot

  • A.P /
  • 03 December 2025 - 08:17
Trafiku Urban ka njoftuar se do t’i rikthehet punës nga sot

Pas grevës 1-javore, Trafiku Urban ka njoftuar se do t’i rikthehet punës nga sot, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik qysh prej nesër.

“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes. Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë që qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)