Rudolph: Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira

  • A.P /
  • 03 December 2025 - 13:00
Rudolph: Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira

Ambasadori gjermane, Rainer Rudolph, e ka denoncuar “sjelljen penguese” të disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor pasi ky organ dje nuk e certifikoi Listën Srpska për zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rudolph tha se procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrat e aktorëve politikë.

“Shpreh keqardhje për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që refuzuan të certifikojnë Listën Srpska për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të aktorëve politikë”.

Reagimi i ambasadorit gjerman vjen në vazhdën e kritikave të vendeve partnere të Kosovës për këtë vendim të KQZ-së.

(Kosova Sot Online)