Kurti: Qeveria në krye me ne do të jetë partnere e fermerëve dhe jo spektatore
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në Konferencën e 10-të të Mjedrës në Kosovë ka vlerësuar lartë suksesin e tyre, duke thënë se Kosova po forcohet nga viti në vit dhe po bëhet më i sigurt në Evropë sa i përket sundimit të ligjit. Gjithë kjo sipas tij nuk është rastësi por rezultat i reformave të qëndrueshme dhe përfshirjes sipas tij reale të të gjitha komuniteteve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kurti gjatë fjalimit të tij premtoi se Qeveria në krye me të do të jetë partnere e fermerëve dhe jo spektatore.
“Sipërfaqe e përkushtuar me dredhëza është zgjeruar ndjeshëm, këto nuk janë thjeshtë shifra numra janë histori investimesh janë prova se bashkë mund të kalojmë nga potenciali në performancë. Në këtë rrugë shoqata “Mjedra e Kosovës” ka luajtur rol kyç gjithë zinxhirin me standarde evropiane. Është model i mirë i vlerës së shtuar për të gjitha fushat e ekonomisë sonë. Dua të falënderoj çdo fermer që zgjohet para agimit, çdo partner që hap dyert e tregjeve. Një premtim nga qeveria, do të jem partner jo spektator. E pata pyetur para disa muajve një fermerë si i ke parashikimin e sezonit u përgjigj janë si boronicat fillim janë të errëta pastaj bëhen të ëmbla, ka thënë Kurti”
(Kosova Sot Online)
