Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës s’mund ta përballojë të armiqësohet me SHBA-në

  • A.P /
  • 05 December 2025 - 07:04
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës s’mund ta përballojë të armiqësohet me SHBA-në

Eksperti i politikës së jashtme, Edward Joseph, i ka cilësuar si të gabuara pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik nga ana e SHBA-së dhe ato që i ka cilësuar provokime nga ana e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa ka komentuar marrëdhëniet mes dy shteteve, Joseph ka thënë se asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të armiqësohet me SHBA-në. Ai ka rikonfirmuar atë që tha në Komitetin për Punë të Jashtme për kryeministrin Kurti.

Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të armiqësohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë të enjten Edward Joseph, ligjërues në universitetin “Johns Hopkins” në SHBA. 

Joseph, i cili ka qenë pjesë e diskutimit të ditës së martë në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka rikonfirmuar atë që tha se kryeministri Kurti shihet si pengues nga burokratët e DASH-it.

Në një intervistë për emisionin “Interaktiv”, që u transmetua të enjten në KTV, ai tha se prova e fundit ishte pezullimi i Dialogut të planifikuar Strategjik, për të shtuar se e ka cilësuar si të gabuar pezullimin e tij nga ana e SHBA-së. Në këtë intervistë, Joseph ka folur edhe për çështje të tjera.

(Kosova Sot Online)