Policia e Kosovës ka iniciuar rast për falsifikim të parasë

  • A.P /
  • 05 December 2025 - 11:00
Policia e Kosovës ka iniciuar rast për falsifikim të parasë

Në Prizren, Policia e Kosovës ka iniciuar rast për falsifikim të parasë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se nga 1 qershori deri më 27 nëntor nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Ndërsa, paratë e dyshimta janë sekuestruar.

“Është raportuar se nga data 01.06.2025 deri më 27.11.2025 nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e falsifikuara janë sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)