E rëndë: Pit bulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit

  • A.P /
  • 06 December 2025 - 17:00
E rëndë: Pit bulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit

Një fëmijë me baba shqiptar dhe nënë britanike, u sulmua për vdekje nga një qen në oborrin e shtëpisë teksa po luante, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë.

“Protothema” informon se një fëmijë 18-muajsh u sulmua për vdekje nga një pit bull.

Sipas informacioneve, fëmija dyvjeçar ishte në oborrin e shtëpisë së tij kur iu afrua qenit të familjes, i cili, për një arsye të panjohur, e sulmoi me egërsi të madhe, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Pak pas orës 13:00, prindërit të tmerruar telefonuan shërbimet e urgjencës, fëmija u dërgua në spital, por ishte tepër vonë, pasi aty u shpall i vdekur.

Babai i fëmijës 18-muajsh është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe të dy kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej vitesh.

Komuniteti vendas është i tronditur nga incidenti dhe autoritetet kompetente janë mobilizuar tashmë për të hetuar rrethanat e sulmit. Prindërit po mbahen nga autoritetet.

(Kosova Sot Online)