Lekaj: VV-ja në zgjedhjet e dhjetorit nuk i merr as 40%

  • A.P /
  • 09 December 2025 - 08:35
Lekaj: VV-ja në zgjedhjet e dhjetorit nuk i merr as 40%

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk i merr as 40 për qind të votave.

“Qytetari ka me vendosë më 28 dhjetor që me ia tregu vendin. Të jeni të bindur që as 40 për qind. Jemi gjallë e shëndosh, prapë do të vijë”, tha ai.

Lekaj gjithashtu u shpreh se Albin Kurti do të bindet se ka krijuar strategji të gabuar, që siç u shpreh ai, ka menduar që mashtrohen qytetarët.

“Unë mendoj që më 28 dhjetor, Kurti do të bindet që ka krijuar një strategji të gabuar, që ka menduar që i mashtron lehtë qytetarët. Qytetari jonë nuk mashtrohet”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)