Hill: Nuk i kam kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s
Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se nuk i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s, por se vetëm ka shprehur keqardhjen e tij për jetët e civilëve të cilat janë humbur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Jo, nuk është se ka kërkuar falje, thjesht kam kërkuar falje për humbjen e jetëve të civilëve”, ka thënë Hill.
Ai tutje ka thënë se gjithmonë flitet për bombardime precize, megjithatë thotë se gjatë bombardimeve të NATO-s kishin ndodhur gabime dhe thotë se për to “janë penduar”.
Hill ka thënë se bombardimi ndodhi meqë s’kishte shumë zgjidhje të tjera.
“Unë kam punuar fort për t’u krijuar një zgjidhje politike. Por s’e kam arritur. Kam bërë më të mirën time dhe jam përpjekur ta bëjë dhe s’jam i lumtur që nuk e arrita”, ka shtuar Hill.
Diplomati amerikan ka thënë se fajin për përdorimin e forcës në atë kohë e ka pasur Sllobodan Millosheviq.
(Kosova Sot Online)
