Vdes një person pasi bie nga lartësia në një shtëpi ku ishte duke punuar
Policia ka nisur hetimet për një rast të vdekjes që ka ndodhur dje në Graboc të Pejës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas policisë, një persona derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES
Fsh. Graboc, Pejë 09.12.2025 – 10:40. Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)
