SPAK godet grupin kriminal, u lëshuan 14 masa sigurie

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 13:05
SPAK godet grupin kriminal, u lëshuan 14 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në Fushë-Krujë, duke goditur grupin e strukturuar kriminal “Rraja” të akuzuar për trafik droge që nga viti 2020, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mësohet se gjatë operacionit janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar. Tre persona, të cilëve iu komunikua masa e arrestit brenda qelisë, ndodhen aktualisht në burg, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

7 personat e arrestuar:

Marvin Bushati
Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
Sokol Qaja
Gazmir Rraja
Përparim Rraja
Rexhep Rraja
Zamir Aliaj

Në burg ndodhen:
Islam Sefa
Aldo Gjini
Jani Çavo

Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

(Kosova Sot Online)