Musliu: Albini ishte i dërguari i posaçëm i Dejona Mihalit në takim me Osmanin
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar rolin e kryetarit të VV-së Albin Kurti në përcaktimin e datës së zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ajo tha se Kurti kishte vepruar si përfaqësues i Dejan Milahit gjatë takimit me Presidenten Vjosa Osmani, duke kërkuar këtë datë, dhe se Presidentja e kishte miratuar propozimin pa probleme.
“Albin Kurti ishte i dërguari i Dejan Milahit në takim me Presidenten Vjosa Osmani, ku kërkoi datën 28 dhjetor për zgjedhje. Presidentja caktoi datën 28 dhjetor pa problem, dha aminin e saj, e miratoi dhe bekoi propozimin e Dejan Milahit,” tha Musliu.
(Kosova Sot Online)
