Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur
Është gjetur i vdekur 18-vjeçari, Yll Hiseni, i cili u shpall i zhdukur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar Mentor Maloku nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, e cila u aktivizua për ta gjetur atë.
“Fatkeqësisht, e kemi gjetur të vdekur”, tha ai, derisa shtoi se Yll Hiseni ishte nga fshati Brod i Shtërpcës.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim kishte nisur kërkimet për Y.H.
“Të gjitha njësitë janë aktivizuar dhe koordinohen me autoritetet kompetente për të siguruar kërkimin e shpejtë dhe efektiv”, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
OPERACIONI I KËRKIM-SHPËTIMIT
Në bazë të thirrjes së bërë nga Policia e Kosovës, Shoqata e Kosovës për Kërkim–Shpëtim mobilizohet për Operacionin e Kërkim–Shpëtimit të personit të humbur Yll Hiseni, 18 vjeçar, nga fshati Brod, komuna Shtërpcë.
Të gjitha njësitë janë aktivizuar dhe koordinohen me autoritetet kompetente për të siguruar kërkimin e shpejtë dhe efektiv.
(Kosova Sot Online)
