Oda Avokatëve: Kamerat ku zhvillohen intervistat në polici krijojnë pasiguri

  • A.P /
  • 11 December 2025 - 14:45
Oda Avokatëve: Kamerat ku zhvillohen intervistat në polici krijojnë pasiguri

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se në në disa objekte të Policisë së Kosovës, kanë vërejtur pajisje incizimi që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, të vendosura në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

OAK-ja  thotë se “prania e pajisjeve që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, pa shenja të dukshme identifikuese, pa sinjalizim teknik dhe pa njoftim paraprak, krijon pasiguri të justifikuar dhe bie ndesh me standardet e konfidencialitetit që garantojnë ushtrimin e profesionit të avokatit.”

(Kosova Sot Online)