Një person është arrestuar pasi është kapur duke transportuar kafshë

  • A.P /
  • 12 December 2025 - 10:45
Një person është arrestuar pasi është kapur duke transportuar kafshë

Një person është arrestuar në fshatin Malishevë të Gjilanit, pasi që i njëjti është kapur duke transportuar kafshë ilegalisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në raportin 24-orësh, thuhet se i dyshuari me një kamion ishte duke transportuar dy gjedhe, pa dokumentacion përkatës.

“Nga zyrtari i AVU-it janë kryer procedurat, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar së bashku me automjetin dhe kafshët”, thotë raporti i PK-së.

(Kosova Sot Online)