Tahiri: Qeveritë e korruptuara të Kosovës nuk shkojnë në prokurori
Edita Tahiri, kritikoi ashpër sjelljen e qeveritarëve aktualë ndaj sistemit të drejtësisë, duke e theksuar kontrastin me atë të Shqipërisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Tahiri thotë se ekziston një dallim i madh mes mënyrës se si pushtetarët e dy vendeve i trajtojnë organet e drejtësisë.
Sipas saj, derisa në Shqipëri zyrtarët përballen me prokurorinë, në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodh.
“Qeveritare te korruptuar kendej e andej kufirit – ka nje dallim, ne Shqiperi se paku shkojne ne prokurori, ne Kosove nuk perfillin as prokurori as gjykata.. kombi eshte zene peng nga te tillët”, shkroi Tahiri.
Ajo theksoi se kjo qasje e pushtetarëve ndaj drejtësisë po e mban vendin peng.
(Kosova Sot Online)
