Ky është i riu nga Kosova që vdiq pasi operoi lukthin

  • A.P /
  • 12 December 2025 - 14:45
Ky është i riu nga Kosova që vdiq pasi operoi lukthin

Shpend Zenuni, një 22-vjeçar nga Kaçaniku, ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve shëndetësore, që sipas burimeve familjare dyshohet të jenë shkaktuar nga një ndërhyrje kirurgjikale në lukth e kryer rreth dy javë më parë në Turqi për trajtimin e mbipeshës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I riu, pas kthimit në Kosovë, është paraqitur në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është hospitalizuar në Mjekimin Intensiv.

Të nesërmen, ai është trajtuar edhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit të mjekimit intensiv, 22-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë komplikimeve dhe ka humbur jetën.

(Kosova Sot Online)