Ky vend ka porositur aeroplanë të rinjë luftarakë F35A

  • A.P /
  • 13 December 2025 - 12:45
 Ky vend ka porositur aeroplanë të rinjë luftarakë F35A

Si pasojë e përkeqësimit të situatës së sigurisë në nivel global, shteti zviceran tashmë ka nisur riorganizimin e politikës së vet të sigurisë. Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Zvicrës, duke treguar që tashmë kanë nisur konsultimet dhe udhëzimet për departamentet përkatëse që të nisin me marrjen e masave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në dritën e përkeqësimit të situatës së sigurisë, qeveria zvicerane po riorganizon politikën e sigurisë së Zvicrës. Ajo ka nisur një procedurë konsultimi dhe ka udhëzuar departamentet përkatëse të fillojnë të marrin masa”, thuhet në postimin e Qeverisë zvicerane në X.

Në komunikatën zyrtare thuhet se Zvicra do të hartojë tri strategji kryesore dhe dhjetëra objektiva e masa.

Derisa në një njoftim tjetër, Qeveria Federale e Zvicrës ka vendosur që të blejnë sa më shumë që të munden aeroplanë luftarak F35A.

(Kosova Sot Online)