Detaje nga vdekja misterioze e argjentinases në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 15 December 2025 - 10:15
Detaje nga vdekja misterioze e argjentinases në Fushë Kosovë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Endrit Nikës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë seancë pritet të dëshmojë nëna e viktimës, Maria Magdalena, e cila do të paraqitet përmes një video-lidhjeje, për shkak të pamundësisë për të qenë fizikisht e pranishme në sallën e gjyqit.

Nika akuzohet se ka hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë të dashurën e tij argjentinase, duke i shkaktuar vdekjen.

(Kosova Sot Online)