Tërmeti që goditi sot Kosovën nuk ishte i rrezikshëm
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, tha se tërmeti që goditi sot Kosovën, nuk kishte potencialin të rrezikonte qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Tërmeti u ndje më fortë në zonën Viti-Gjilan, në afërsi të Kllokoti, dhe sipas Mustafës, tërmeti kishte magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.
Bazua në të dhënat që ISK-ja ka publikuar, thellësia hipoqendrore ishte 7 kilometra.
Njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj-Viti-Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.
(Kosova Sot Online)
