Paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë në ndërrimin e motmoteve

  • A.P /
  • 16 December 2025 - 13:05
Paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë në ndërrimin e motmoteve

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim dhe se pritet të ketë borë në fundvit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Nën ndikimimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë persistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen. Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri  – 20°C!”


(Kosova Sot Online)