Policia ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie

  • A.P /
  • 17 December 2025 - 13:00
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie

Policia në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se një veturë ishte përfshirë nga zjarri në Lipjan më 17 shtator.

“Prishtinë, 17 Dhjetor 2025- Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person për veprën penale zjarrvënie, të ndodhur me datë, 17.09.2025, në Lipjan, me ç’rast një veturë ishte përfshirë nga zjarri. Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga hetuesit policor, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit; • H.K, 23 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rast.”

Ai është ndaluar për 48 orë.

Për këtë, më parë ishin arrestuar edhe tre persona tjerë.

“I arrestuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit  e fazave të mëtejme të procesit hetimor. Për këtë rast policia më parë kishte arrestuar edhe tre persona të tjerë.”

(Kosova Sot Online)