Hargreaves ka takuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti
Amabasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka shkruar se shpreson që do të ketë formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Sot u takova me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejtë të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për progresin urgjentisht të nevojshëm në fusha të tilla si buxheti kombëtar. Diskutuam gjithashtu nevojën që qeveria e ardhshme të rifillojë progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian dhe masat aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve jo-shumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund të thellojmë partneritetin Mbretëri e Bashkuar-Kosovë me qeverinë e ardhshme”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)
