Abdixhiku për të posadiplomuarit: Do t’u garantojmë punësim me pagë 500 euro

  • A.P /
  • 17 December 2025 - 15:15
Abdixhiku për të posadiplomuarit: Do t’u garantojmë punësim me pagë 500 euro

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku ka dalur me premtim për të posadiplomuarit në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, për herë të parë në historinë e Kosovës çdo të diplomuarit do t’i garantohet punësim për 6 muajt e parë me pagë të subvencionuar nga shteti prej 500 eurove në muaj.

“Për çdo të diplomuar në Kosovë, do të garantohet punësimi për 6 muajt e parë me pagë të subvencionuar nga shteti prej 500 eurove në muaj. Punësim i garantuar, pagë e garantuar”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se asnjë i diplomuar nuk do të sillet rrugëve pa mundësi e pa shpresë. Dhe se shpresë do të ketë.

(Kosova Sot Online)