Tahiri: Kosovën e shpëton ndryshimi që mund të vjen nga zgjedhjet

  • A.P /
  • 18 December 2025 - 14:00
Tahiri: Kosovën e shpëton ndryshimi që mund të vjen nga zgjedhjet

Ish – kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri derisa ka përmendur heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, shton se Kosova shpëton vetëm nga ndryshimi që mund të bëhet me zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Gjysma e sanksioneve u hoqën nga BE-ja – Kosova vazhdon e ndëshkuar, e dëmtuar për shkak te dështimeve të qeverisë së kaluar – vetëm ndryshimi që mund të vjen nga zgjedhjet e shpëton Kosovën  nga kjo situate fatkeqe”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)