Dumani i SPAK’ut që luftoi korrupsionin në Shqipëri, vjen në Kosovë

  • A.P /
  • 19 December 2025 - 15:00
Dumani i SPAK’ut që luftoi  korrupsionin në Shqipëri, vjen në Kosovë

Altin Dumani nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, i cili është në përfundim të mandatit të tij meqë në krye të SPAK tashmë është zgjedhur Klodjan Braho, ka ardhur në Kosovë për t’u angazhuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ambasada britanike, duke konfirmuar këtë, tha se një ekip i ambasadës është takuar sot me Dumanin, i cili në vend erdhi me synimin për shkëmbim të njohurive e përvojës me institucionet e drejtësisë së Kosovës.  

“Jam i kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, Shefin e SPAK-ut, dhe për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”, tha ambasada.


(Kosova Sot Online)