Vdes këmbësori pasi u godit nga vetura, arrestohet shoferi

  • A.P /
  • 24 December 2025 - 11:00
Vdes këmbësori pasi u godit nga vetura, arrestohet shoferi

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj, ku ka shtuar edhe se vozitësi i veturës është arrestuar.

‘’AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Graqanicë / 23.12.2025 – 23:30. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)