Gërvalla: Unë nuk po shoh sinjale që opozita nuk ka votë për presidenten Osmani
Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka folur për fushatën zgjedhore, synimet e kësaj partie, si dhe zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe pozitën e presidentit të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gërvalla u pyet për një situatë, që mund ta çojë vendin në zgjedhje, në rast se presidentja Vjosa Osmani, nuk rizgjidhet sërish në këtë pozitë.
Sipas saj, ish-partitë opozitare nuk kanë dhënë shenja që nuk do ta votojnë Osmanin.
“Ti mendon që opozita nuk do të na i jep votat për presidenten Osmani. Unë nuk po shoh sinjale deri tash, ose të paktën nuk e kam dëgjuar ta thonë publikisht, që opozita nuk ka votë për presidenten Osmani. Nëse nuk e votojnë, na duhet një shpjegim para qytetarëve.” – tha Gervalla.
Por a mund të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm, për këtë çështje, edhe nëse VV këtë herë i merr 50%?
Gërvalla thotë se tash është një situatë krejt tjetër, duke përmendur një ‘mandat të fuqishëm’.
(Kosova Sot Online)
