Autoritetet turke arrestuan 115 persona të dyshuar të cilët planifikonin sulme
Autoritetet turke arrestuan 115 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, të cilët planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Operacioni u zhvillua në Stamboll, ku policia bastisi 124 vende dhe arrestoi shumicën e të dyshuarve nga 137 që ishin në kërkim. Sipas prokurorisë, sulmet ishin synuar kryesisht ndaj jomuslimanëve gjatë festimeve.
Policia tha se veprimi ishte pjesë e masave parandaluese për të mbrojtur qytetarët dhe festat e fundvitit.
(Kosova Sot Online)
