Selmanaj: Ndarja e 100 eurove nga Kurti gjatë fushatës zgjedhore është korrupsion

  • A.P /
  • 26 December 2025 - 07:45
Selmanaj: Ndarja e 100 eurove nga Kurti gjatë fushatës zgjedhore është korrupsion

Driton Selmanaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka kritikuar vendimin e qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove pak ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar të njëjtin vendim si ‘’korrupsion elektoral’’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Selmanaj ka thënë se Kurti dhe qeveria e tij po e bëjnë atë që dikur vetë ata e quanin ‘’krim’’, e që është, blerja e votës me para publike.

‘’ Albin Kurti duket se e ka bërë llogarinë: sa kushton qytetari kosovar në prag zgjedhjesh. Përgjigjja e tij është e thjeshtë dhe fyese: 100 euro. Këto 100 euro nuk janë ndihmë sociale. Janë ryshfet elektoral, i financuar nga buxheti i shtetit’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Ndarja e 100 eurove gjatë fushatës zgjedhore është korrupsion elektoral. Pikë.

Albin Kurti dhe qeveria e tij po bëjnë atë që dikur e quanin krim: blerjen e votës me para publike. Kur pushteti rrezikohet, parimet harrohen.

Albin Kurti duket se e ka bërë llogarinë: sa kushton qytetari kosovar në prag zgjedhjesh.

Përgjigjja e tij është e thjeshtë dhe fyese: 100 euro.

Këto 100 euro nuk janë ndihmë sociale. Janë ryshfet elektoral, i financuar nga buxheti i shtetit.

Në vend që paratë publike të investohen në zhvillim, punësim apo projekte me dobi afatgjatë, ato shpërndahen për interes elektoral të momentit.

Kjo nuk është qeverisje me dinjitet.

Kjo është manipulim politik.

Kjo është korrupsion elektoral i pastër.

(Kosova Sot Online)