Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së mbesin gjallë me sharje e fyerje

  • A.P /
  • 27 December 2025 - 07:50
Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së mbesin gjallë me sharje e fyerje

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me gjuhën e Vetëvendosjes para dhe gjatë fushatës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Lëvizja Vetëvendosje dhe eksponentët kryesorë të saj nuk kanë kauza politike të bërjes diçka, ata kanë kauzë ekzistencën e vet me sharje dhe ofendim ndaj tjetrit”, ka thënë kreu i LDK-së.

I pyetur se a është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit, ai tha se është vetëm një taktikë elektorale.

“Dëmet janë shumë më të thella, do të thotë polarizimi i shoqërisë sjell dëme më të thella. Një shoqëri e ndarë nuk arrinë me gjetë konsensus për çështje vitale në momente gjeostrategjike të popullit tënd”, u shpreh Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)