Një prind ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk e di se ku gjendet
Një prind në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk e di se ku gjendet,
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia tha se po e heton rastin.
“PERSON I ZHDUKUR – Rr. Besim Shala, Prizren 23.12.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”.
(Kosova Sot Online)
