Katër shtetasve malazezë dhe një serbe iu vidhen nga vetura para

  • A.P /
  • 27 December 2025 - 10:00
Katër shtetasve malazezë dhe një serbe iu vidhen nga vetura para

Katër shtetas të Malit të Zi dhe një shtetase e Serbisë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë vjedhur nga vetura pasaportat me viza austriake, si dhe një çantë ku kishte para e stoli ari, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia tha se është duke e hetuar rastin.

“Fsh. Sankovc, Gllogoc 26.12.2025-19:30. Pesë ankuesit, katër meshkuj shtetas të Malit të Zi dhe një femër shtetase e Serbisë, kanë raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura i kanë vjedhur pesë pasaporta me viza austriake dhe një çantë krahu në të cilën kishin stoli ari dhe para të gatshme. Rasti nën hetime”.

(Kosova Sot Online)