Një veturë nuk është ndalur për kontroll nga patrulla policore

  • A.P /
  • 27 December 2025 - 15:05
Një veturë nuk është ndalur për kontroll nga patrulla policore

Mbrëmë në fshatin Drajkovc një veturë me targa vendore nuk është ndalur për kontroll nga patrulla policore dhe ka vazhduar lëvizjen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas asistimit nga një patrulle tjetër, automjeti është ndalur në qendër të Shtërpcës, tha policia.

“Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, në bagazhin e automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 10 cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 10.52 gramë. Në automjet ndodheshin katër persona, ndërsa i dyshuari, mashkull (18 vjeç) ka pranuar se substanca narkotike i përket atij.  Në lidhje me rastin është njoftuar Njësia Anti-Drogë dhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore, përfshirë intervistimin e të dyshuarit në prani të avokatit sipas detyrës zyrtare”, u tha në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)