Abdixhiku tregon a do të jep dorëheqje pas dështimit të LDK-së në zgjedhje

  • A.P /
  • 29 December 2025 - 09:45
Abdixhiku tregon a do të jep dorëheqje pas dështimit të LDK-së në zgjedhje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media foli për rezultatin e dobët që mori partia e tij në këto zgjedhje, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Sot duhet të them hapur dhe me ndershmëri nuk kam arritur ta çoj LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse po e konsideron edhe dorëheqjen nga posti i kryetari, Abdixhiku tha se “natyrisht” që kjo do të diskutohet në Kuvendin e partisë, për të cilin tha se e ka thirrur menjëherë.

“Të gjitha janë në diskutim për Kuvendin e Përgjithshëm. Natyrisht edhe dorëheqja, pa asnjë diskutim”.

(Kosova Sot Online)