Kica pas rezultateve: LDK-ja as nuk ka lindur, as nuk është ndalur
Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi LDK-ja mori një rezultat 13% në zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo ka thënë se LDK-ja as nuk ka lindur, as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra.
“E di që ka dhimbje sot, por beteja për shtetin nuk fillon e as nuk mbaron me një rezultat zgjedhor. LDK-ja as nuk ka lindur, as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra. Është e përhershme, sikurse Republika që ka ndërtuar. Faleminderit atyre që na besuan dhe na mbajnë të fortë. Faleminderit edhe atyre që na dhanë shkas për reflektim. Arsyeja për të qëndruar bashkë nuk ka ndryshuar. Kokën lart. E juaja, Doarsa”, ka thënë Doarsa Kica-Xhelili.
(Kosova Sot Online)
