Këto janë rezultatet aktuale nga përditësimi i fundit i KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e radhës në orën 08:49, ndërsa procesi i numërimit të votave po vazhdon në shkallë vendi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas të dhënave të fundit, deri në këtë orë janë numëruar 900.330 vota nga gjithsej 1.999.204, ose 45.03 për qind e votave, ndërsa përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.26 për qind.
Renditja e subjekteve politike mbetet e pandryshuar:
Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson me 49.30% apo 429.979 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.01% ose 183.258 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 13.59% apo 118.490 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka 5.68% ose 49.571 vota
Lista Serbe ka marrë 4.74% apo 41.335 vota
NISMA Socialdemokrate ka siguruar 1.72% ose 14.973 vota
Nga KQZ bëhet e ditur se procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përpunimit të plotë të të gjitha votave, përfshirë ato me kusht, të diasporës dhe votat me postë.
(Kosova Sot Online)
