Ambasada amerikane: Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme

  • A.P /
  • 30 December 2025 - 14:00
Ambasada amerikane: Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme

Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura këtë të diel në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ekzekutivin e ri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar vullnetin e Uashingtonit për të vazhduar partneritetin strategjik me institucionet që pritet të formohen pas certifikimit të rezultateve.

Një zëdhënës i ambasadës ka theksuar se fokusi i këtij bashkëpunimi do të mbetet te temat kyçe për rajonin dhe ekonominë.

“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, citohet të ketë deklaruar ai.


(Kosova Sot Online)