OSBE vlerëson profesionalizmin KQZ-së e PZAP-së në organizimin e zgjedhjeve

  • A.P /
  • 31 December 2025 - 08:05
OSBE vlerëson profesionalizmin KQZ-së e PZAP-së në organizimin e zgjedhjeve

Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka vlerësuar si të rëndësishme dhe profesionale punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe të Policisë së Kosovës në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim në rrjetin “X”, ambasadori McGurk tha se këto institucione punuan në mënyrë profesionale, efikase dhe të sigurt.

“Ndërsa procesi i numërimit është ende në vazhdim, puna e tyre mbetet thelbësore për qëndrueshmërinë demokratike të Kosovës dhe besimin e publikut”- ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)